Shkodra ka qenë përherë e lidhur me fotografinë dhe disa nga familjet e njohura të qytetit kanë lënë gjurmët e veta në këtë fushë. Një prej tyre është Nikolin Jakova që pasionin për fotografinë e ka të trashëguar nga babai i tij, fotografi i njohur Dedë Jakova.

Përmes fotografisë ka dokumentuar çaste të ndryshme nga përditshmëria, gëzimet familjare, ngjarjet e kohës etj.

Përgjatë viteve të punës ai ka shkrepur fotografi me aparate të ndryshme duke nisur nga ato gjermano-lindore dhe kineze e deri tek ata modernë e për rrjedhojë ka qenë dëshmitar edhe i zhvillimit teknologjik që ka pësuar kjo fushë.

Tradita e fotografisë në Shkodër duket se po i shërben dhe promovimit turistik të qytetit.

Përtej ndryshimeve të vazhdueshme që pëson kjo fushë dhe rivalitetit që krijojnë telefonët inteligjentë, fotografi Nikolin Jakova vazhdon ta ruajë fort traditën e bukur të fotografisë në Shkodër dhe t’ja përcjellë atë edhe brezave më të rinj.