“Varg Festival” vijoi në natën e tij të dytë në hapësirën e jashtme të Muzeut Historik të Shkodrës me pjesëmarrjen e disa prej emrave të njohur të letërsisë sonë si: Lekë Tasi, Mimoza Ahmeti, Namik Dokle dhe Brunilda Zllami, të cilët sollën një pasdite të këndshme me lexime dhe reflektime mbi poezinë dhe rëndësinë e fjalës.

“Varg Festival” është një nga stacionet verore të “KultArt 2023” ndërsa ai do të vijojë edhe sonte me natën e tij të tretë në Shkodër.