Velipoja nuk është vetëm diell e det pasi jeta e natës në plazhin më të madh në veri të vendit krijon një atmosferë të bukur.

Pushuesit nga Shkodra, qytete të ndryshme të vendit por edhe nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut etj. thonë se po i kalojnë mjaft bukur këto netë verore.

Muzika tradicionale shkodrane nuk mungon as në baret dhe restorantet e Velipojës.

Qindra mijëra pushues zgjedhin çdo vit Velipojën duke e kthyer atë në një nga destinacionet e preferuara të vendit.