Shkrimtarë dhe dashamirës të librit u bënë pjesë e ditës së dytë të panairit të librit në Ulqin teksa në librarinë e qytetit u prezantua botimi më i ri “American Dream” i shkrimtarit Eris Rusi ku përkrah tij qëndronte edhe vetë personazhi i librit që trajton autori i tij.

Aktiviteti letrar tërhoqi interesin e të pranishmëve me pyetjet rreth librit. Për Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve Faik Nika, panairi po kontribuon në shtimin e titujve në gjuhën shqipe.

Panairi vijoi me një mbrëmje autoriale të shkrimtarit nga Mali i Zi Dimitrov Popoviq si dhe përkthyesit Durim Taçi ndërsa pjesë e panelit ishin edhe Frano Kulla dhe Ben Andoni.

Në fundin e mbrëmjes u bë edhe ndarja e çmimeve për autorët dhe librat më të mirë. Dorian Koçi u vlerësua me çmimin Olcinium. Odise Kote u nderua me çmimin letrar “Liburnia” ndërsa çmimin letrar “Servantes” e mori përkthyesi Eris Rusi. Me çmimin “Dega e Ullirit” u vlerësua Fatmir Gjestila si dhe u dha një Diplomë “Mirënjohje” për të përjavshmen letrare kulturore “Exlibris”.

Edicioni i 22-të i panairit të librit u çel mbrëmjen e 17 gushtit dhe ai do të vijojë deri në datën 20 të këtij muaji.