Ulqini mirëpriti mbrëmë Panairin e 22-të të Librit ku pjesë e tij janë 40 shtëpi botuese nga trevat shqiptare dhe disa prej shteteve të rajonit. Dhjetëra pushues ndaluan në disa nga stendat e panairit. Organizatorja Irena Toçi tregon rreth detajeve të këtij edicioni si dhe rëndësinë që ka ai.
Në ceremoninë e çeljes morën pjesë edhe Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave Fatmir Gjeka si dhe Kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari.
Nata e parë e panairit të 22-të të librit në Ulqin tërhoqi vëmendjen e shumë lexuesve ndërsa ai do të vijojë edhe tre netë të tjera deri më 20 gusht.
