Festa e Shën Rrokut është më e rëndësishmja për banorët e Shirokës. Në nderim të tij u zhvillua edhe proçesioni që nisi nga kisha me të njëjtin emër dhe vijoi në malin e Taraboshit e më pas përmes lundrimit në liqenin e Shkodrës. Pjesë e proçesionit ishte edhe Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult, imzot Angelo Massafra.

Shën Rroku është shenjtori më i njohur që nga Mesjeta e këndej, si mbrojtës nga murtaja dhe sëmundjeve infektive. Legjenda tregon se ai ka qenë edhe në Shqipëri, në Shirokë e aty është ruajtur deri vonë një man, i cili rridhte prej pemës që vetë shenjti, spas rrëfimit legjendar kishte mbjellë dikur.