16 gushti është një ditë e veçantë për banorët e Shirokës teksa si çdo vit ata kremtojnë festën e Shën Rrokut, shenjtit dhe simbolit të së mirës dhe sakrificës prej të cilit mendohet se ka marrë emrin edhe Shiroka. Kjo festë bën bashkë katolikë e muslimanë të zonës.

Gjatë celebrimit të meshës së shenjtë, meshtari Dom Artur Jaku u ndal në mesazhet e kësaj feste për këtë vit.

Shën Rroku është shenjti, të cilit i janë kushtuar më shumë kisha në të gjithë botën. Ai konsiderohet si mbrojtësi i peshkatarëve që në ujërat e liqenit siguronin jetesën.