Lahuta është konsideruar si instrumenti i burrave por ajo ka vite të tëra që e ka thyer këtë tabu. Bëhet fjalë për Lumturije Nonaj, ndër të paktat gra lahutare në vend, e cila vazhdon të ndjekë gjurmët e paraardhësve të saj që prej moshës 12-vjeçare ndërsa dashuria për këtë instrument nuk i është zbehur asnjëherë.

Lahutarja Lumturije Nonaj mban veshur edhe xhubletën, veshjen shekullore të mbrojtur tanimë nga UNESCO.

Ajo kërkon përkrahje më të madhe nga institucionet për këtë instrument por ka edhe një thirrje për të gjitha vajzat.

Lahutarja me origjinë nga Shkreli ka marrë pjesë në shumë festivale ku promovohet trashëgimia kulturore, mes tyre edhe në atë folklorik kombëtar duke u vlerësuar me çmime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.