“Shkodra Sounds” ka çelur siparin e koncerteve muzikore në kuadër të “Shkodra Jazz Festival 2023”, i cili ka startuar prej datës 7 gusht përmes zhvillimit të masterclass-ave të tij e do të vijojë deri më datë 27 të këtij muaji.
Klasa e Fizarmonikës ishte e para që hapi kalendarin muzikor me një koncert me muzikë klasike dhe ballkanike, nën drejtimin e maestro Bardh Jakovës, në një nga lokalet në pedonalen “Kolë Idromeno”.
Dy prej studentëve nga Maqedonia e Veriut, të cilët përmbyllën ciklin e masterclass-ave u pajisën me çertifikata vlerësimi në fund të performancës artistike.
Koncertet e radhës do të jenë në fundjavë, në datat 19 dhe 20 Gusht, në oborrin e Shtëpisë Muze “Oso Kuka” për të vijuar edhe gjatë javës së ardhshme me shfaqjet përmbyllëse të festivalit që do të zhvillohen në sheshin para Bashkisë.
