Mes qindra të pranishmëve, nën tingujt e lahutës, çiftelisë e tupanit që në vite jehuan ndër mrize, lugje e stane nisi edhe ky edicion i 25-të i Logut të Bjeshkëve në Qafën e Predelecit në Lepushë. Artistëve pjesëmarrës nga jugu në veri iu bashkangjitën edhe 10 vajzat bukuroshe, konkurente për Mis Bjeshkën.
Për Kryetarin Tonin Marinaj të Bashkisë Malësi e Madhe, logu i këtij viti është i veçantë për shkak se vjen pas pranimit të xhubletës në UNESCO ndërsa për organizatorin Pretash Nilaj “Logu i Bjeshkëve” është vazhdim i një traditë të vjetër në këto anë.
Pjesëmarrësit thonë se organizime të tilla promovojnë trashëgiminë e pasur kulturore.

Në përfundim, juria përzgjodhi vajzën nga Vermoshi Aureljana Vushaj si “zanën” më të bukur të bjeshkëve për këtë vit.
