Artisti nga Kosova Mexhid Luzha çeli ekspozitën e tij të parë personale me piktura dhe këtë vendosi ta bëjë duke sjellur “Pak Skoci në Shkodër” si vetë titulli i saj.

Pasionin për pikturën thotë se e ka patur që fëmijë por vetëm vitet e fundit mori guximin për t’i hyrë kësaj fushe të artit, nxitur edhe nga rrethanat në emigrim që diktuan gjendjen e tij shpirtërore, çka e shprehi më pas përmes ngjyrave të theksuara.

Autori Mexhid Luzha thotë se nuk do të ndalet me kaq dhe pas Shkodrës, stacionin e radhës do ta ketë në Kosovë, vendlindjen e tij.