Sheshi kryesor në qendër të plazhit të Velipojës u pushtua nga larmia e këngëve dhe valleve tradicionale të Ansamblit Popullor me pjesëmarrjen e artistëve të ndryshëm duke krijuar atmosferën e një mbrëmje të bukur për të gjithë pushuesit vendas dhe të huaj, të plazhit më të madh në veri të vendit, Velipojës. Organizimi erdhi si bashkëpunim i Ministrisë së Kulturës me Bashkinë e Shkodrës në kuadër të sezonit veror “KultArt 2023”.

Pas përfundimit të spektaklit, Sokol Marsi, drejtuesi i Ansamblit Popullor vlerëson mikpritjen ndaj artistëve performues.

Përgjatë muajit gusht janë planifikuar për t’u zhvilluar edhe aktivitete të tjera si pjesë e “KultArt 2023”.