“Përhanshëm” ishte ekspozita me fotografi që bëri bashkë 10 fotografë të rinj shkodranë në sallën e Galerisë së Arteve. Drejtuesi i Galerisë Fatmir Juka përshëndeti të pranishmit e kësaj ekspozite me 29 imazhe të kuruara nga artistja Rozafa Shpuza.

Selma dhe Anila janë dy nga artistet e reja pjesëmarrëse në këtë ekspozitë. Përmes fotografisë, ato kërkojnë të shprehin gjendje të ndryshme shpirtërore.

Ekspozita me fotografi do të qëndrojë e hapur për vizitorët e Galerisë së Arteve deri në ditët e para të muajit shtator.