Një mbrëmje festive me këngë e valle ishte ajo që u zhvillua në fshatin Pentar, vetëm 27 km larg qytetit të Shkodrës. Aktiviteti i kthyer në traditë prej disa vitesh u ndërpre për shkak të pandemisë por emigrantët e kësaj zone vendosën ta organizonin sërish këtë festë të diasporës në oborrin e kishës së fshatit.
Banorët vendas vlerësojnë kontributin e diasporës për fshatin e tyre.
Ndër vite banorët e këtij fshati kanë emigruar kryesisht në SHBA dhe Itali dhe çdo muaj gusht ata kthehen në vendlindje dhe organizojnë një festë të tillë.
