Në varrezat historike të Rrmajit, monument kulture, prehen disa nga emrat më të njohur të kulturës e historisë së Shkodrës, mes tyre edhe ai i Kolë Idromenos.
Dëmtimet që varri i tij ka pësuar por edhe ndërhyrjet e pastudiuara mirë kanë nxitur idenë e rindërtimit të tij. Nismëtari është studiuesi shkodran Pjetër Logoreci ndërsa pjesë e grupit janë edhe aktivisti dhe këshilltari bashkiak Mirsad Basha dhe eksperti Dom Nikë Ukgjini.

Në rolin e këshilltarit bashkiak, Mirsad Basha shprehet se pas kësaj iniciative po mendohet edhe për ndërtimin e një monumenti në qendër të qytetit.

Kolë Idromeno përfaqëson projektuesin e Shkodrës europiane dhe gjurmët e tij gjenden kudo në qytet.
