Njohja e traditës përmes larmisë së kostumeve popullore të trevave nga mbarë trojet shqiptare ishte thelbi i ekspozitës së instaluar ditën e sotme në sheshin para Bashkisë ndërsa rreth 120 imazhe të shkrepura në periudha të ndryshme u sollën për kalimtarët nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

Kuratori Denald Prifti thotë se kjo ekspozitë është gjithëpërfshirëse dhe përmban elemente nga jugu në veri.

Shkodra është pjesë e ekspozitës përmes fotografive të Marubit ku pasqyrohen figura të rëndësishme historike.

Ekspozita “Rikthim në traditë, veshje popullore të shqiptarëve” pas ndalesës në Shkodër do të vijojë rrugëtimin e saj edhe në qytete të tjera të vendit.