Ajo është një nga rrugët më të bukura në të gjithë vendin, e fundit në Ballkan si vazhdim i arkitekturës veneciane. Është fjala për rrugën “Kolë Idromeno”, e emërtuar për nder të arkitektit që e projektoi atë dhe njohur ndryshe edhe si “Piaca”. Ndonëse temperaturat janë të larta dhe i nxehti bëhet sfidues, në këtë zonë muzeale frekuentimi mbetet i madh dhe turistët që kalojnë në të mahniten nga arkitektura e kësaj rruge.
Pjesa që po më pëlqen më shumë nga Shkodra është kjo rrugë e bukur por më duket një qytet i mbushur me detaje, duke nisur nga komunizmi deri tek modernja. Kjo zonë nuk më ngjan me zhvillimin e tepruar industrial që kemi në Itali pasi këtu ruhet mirë arkitektura e vjetër.
Vij nga Hollanda dhe kjo rrugë duket shumë tërheqëse, me ndërtesa shumë të bukura dhe vizitova po ashtu edhe Muzeun e Fotografisë.
Vijmë nga Italia dhe mbërritëm dje në Shkodër dhe patëm mundësi të “zbulonim” pak nga jeta e natës në këtë zonë dhe na pëlqeu shumë. Do të vizitojmë sot edhe kalanë e qytetit.
Vij nga Italia dhe ngjan me vendin tim kjo rrugë, e cila më duket shumë turistike. Do të qëndroj këtu 12 ditë.
Unë jam nga Vjena dhe për shkak se bashkëshortja ime është shqiptare e vizitoj shpesh këtë vend dhe më pëlqejnë shumë njerëzit këtu sepse më duken miqësorë dhe të dashur. Më tërheq shumë arkitektura e kësaj rruge, baret, kafenetë si dhe ushqimi tepër i shijshëm.
Unë vij nga Portugalia dhe sapo kam ardhur këtu e pres për ta parë dhe shëtitur.
Arjani, shitësi i suvenirëve thotë se turistët nuk mjaftohen vetëm me një shëtitje përgjatë kësaj rruge por ata duan të marrin edhe një kujtim me vete siç janë kartolinat apo ngjitësit me pamje të Shkodrës.
Megjithatë vendasit thonë se pavarësisht bukurisë, ka vend për përmirësime si: mbajtja pastër e mjedisit etj.
Në pedonalen “Kolë Idromeno” ndodhet edhe Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” duke ia shtuar edhe më shumë densitetin e lëvizjes asaj. Shtëpitë e vjetra me mure të larta prej guri e porta të mëdha prej druri e bëjnë vërtetë tërheqëse këtë rrugë që përfaqëson imazhin historik të qytetit.
