Për herë të parë në Shqipëri trupat teatrale u krijuan në Shkodër para 120 vitesh. Godina aktuale e Teatrit “Migjeni”, me një arkitekturë të veçantë, u ndërtua në vitin 1958, me një kapacitet prej 500 vendesh. Arkitekti projektues Anton Lufi modeloi një teatër sipas arkitekturës së klasicizmit sovjetik.

Si shumë teatro bashkohës në Europën Lindore, arkitektura e tij paraqet një zgjidhje klasike me elemente arkitekturore të përmbajtura. Mbi xokolaturën ngrihet një llozhë me pesë hapësira me kolonadë dhe hark. Pjesa e sipërme kornizohet nga elemente të një antablementi antik me balustradë sipër.

Në këtë teatër ështě vënë në skenë opera e parë muzikore shqiptare “Mrika”, me autor kompozitorin shkodran Prenkë Jakova, ekzekutuar nga Orkestra Simfonike dhe interpretues vokalë të Shkodrës. Trupa teatrore ka vënë në skenë shumë vepra të repertorit kombëtar dhe të huaj, autorë klasikë e bashkohorë.