Gazeta e njohur italiane “Libertà” i ka dedikuar një artikull të veçantë Shkodrës duke e konsideruar atë si qytetin e elegancës, dritave dhe shopping-ut.
Artikulli e konsideron kryeqendrën e veriut një perlë të vërtetë, brenda së cilës mund të gjesh hotele luksoze, restorante të mrekullueshme dhe shumë gjallëri. Shkodra është një alternativë e mirë për të kaluar fundjavën spas gazetës “Libertà” edhe për shkak të distancës së afërt prej vetëm 100 km larg nga aeroporti “Nënë Tereza” i kryeqytetit.
Përveç Shkodrës gazeta e njohur italiane përshkruan edhe disa nga qytetet turistike të vendit tonë si Beratin dhe Gjirokastrën.




