Rreth një vit më parë në Shkodër do të çelej një ekspozitë rreth Shtypshkronjave historike që vepronin në qytet ndërsa sot e gjithë kjo pjesë e historisë vjen e botuar në librin “Shtypshkrimi dhe Shtypshkronjat e Shkodrës” me autor, të ndjerin Pauli Pero.

Ai ishte një ndër kontributorët e Arkivit dhe Bibliotekës së Muzeut Historik të Shkodrës duke ndikuar në ngritjen e pavionit të Arkeologjisë, rikonstruksionit të Muzeut të Kështjellës etj. Bija e tij Oli Pero jeton jashtë vendit por gjendet këto ditë në Shkodër dhe ajo ndan disa nga detajet e punës së babait të saj me këtë libër.

Ky libër shton Oli Pero do të jetë një aset i vyer për ata që duan të njohin më në brendësi një pjesë të historisë së Shkodrës.

Libri “Shtypshkrimi dhe Shtypshkronjat e Shkodrës” do të promovohet gjatë kësaj fundjave në Muzeun Historik të Shkodrës.