Ditën e sotme u zhvillua konferenca “Përmirësimi i barazisë gjinore në veri të Shqipërisë”, organizuar nga Qendra e Gruas “Hapa të Lehtë” me pjesëmarrjen e grave drejtuese të institucioneve vendore dhe shoqërisë civile.

Fokusi i konferencës ishte trajtimi i problematikave që shqetësojnë gratë në katër nga bashkitë e veriut: Shkodrës, Malësisë së Madhe, Fushë-Arrëzit dhe Hasit. Nga studimet e kryera rezulton se ky komunitet përballet akoma me mungesa e disa nevojave bazike si ato të energjisë elektrike, ujit të pijshëm etj.

Sipas Shpuzës zgjidhja qëndron në krijimin dhe funksionimin e Njësive Gjinore pranë bashkive.

Sa i përket Bashkisë së Shkodrës fokusi i problematikave u përqendrua në tre nga 11 njësitë administrative të saj: Gur i Zi, Rrethina dhe Dajç.