Ata që ndalojnë në Shkodër këto ditë kanë mundësinë e vizitës së një ekspozite të veçantë në Galerinë e Arteve të këtij qyteti. Ajo është e përbërë nga fondi i galerisë, i cili zë fill me themelimin e Institucioneve të Konservimit të Trashëgimisë Kulturore Materiale ku për disa vite një sektor i caktuar funksionoi si pinakotekë me vepra të autorëve klasikë si: Martini, Idromeno, Rrota, Kolombi e të tjerë. Ekspozita në fjalë përmban vepra nga periudha e Rilindjes deri në vitet 2000.

Pjesë e ekspozitës janë punimet e 19 autorëve të ndryshëm si: Jakup Keraj, Angjelin Dodmasej, Ismail Lulani, Liljana Çefa etj.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për vizitorët e Galerisë gjatë gjithë sezonit veror.