Kanë nisur në Tiranë e Shkodër aktivitetet e para të Javës Kulturore Malazeze e cila po kremtohet në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare që vendi ynë po organizon për të dytin vit me radhë.
E gjitha nisi me paradën “Mažoretkinja” nga sheshi para bashkisë deri në fund të zonës pedonale, një manifestim tradicional shumëvjeçar që zhvillohet në Malin e Zi. Ai sjell një gërshetim kostumesh, kërcimesh dhe traditë, të bashkuara në një ecje të koordinuar që tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve shkodranë dhe turistëve në qytet.
Java Kulturore Malazeze do të zgjasë deri më 14 korrik dhe gjatë kësaj kohe janë parashikuar të mbahen aktivitete të larmishme që kanë të bëjnë me pasurinë kulturore shpirtërore dhe materiale të vendit fqinj.
