Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë ngriti siparin e tij edhe për këtë vit teksa shënon edicionin e 61-të të organizimit falë mbështetjes së Bashkisë së Shkodrës, Ministrisë së Kulturës etj.
Publiku i shumtë në sallën e teatrit “Migjeni” pati mundësi të dëgjonte 10 këngët e kësaj nate të parë teksa ato u kënduan dy herë nga konkurentët e vegjël dhe nga solistët e korit të festivalit.
Festivali u përshëndet edhe nga grupi i instrumentistëve të kitarës me drejtues Bepin Vjerdhën ndërsa në përfundim të kësaj nate drejtori i festivalit Ermir Zoga tregon edhe një risi të këtij edicioni që ka të bëjë me zgjedhjen e fituesit të festivalit nga vetë fëmijët.
Natë me emocione pozitive e konsideroi këtë mbrëmje të parë edhe udhëheqësi artistik i festivalit Roland Guli.
Në natën e dytë të festivalit do të prezantohen edhe 10 këngë të tjerë ndërsa për ata që nuk kanë mundur të sigurojnë një biletë për ta parë nga afër atë janë vendosur ekranë gjigandë në sheshin para teatrit si dhe mundësia tjetër është përmes ekranit drejtpërdrejt në rrjetin e RTSH.
