Mbrëmjen e sotme do të çelet zyrtarisht edicioni i 61-të i Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë në Shkodër ndonëse atmosfera e tij ka nisur të ndihet prej ditësh në këtë qytet.

Tre netët e festivalit do të zhvillohen në teatrin “Migjeni” ndërsa organizatorët e tij zhvilluan bashkë me provën gjenerale edhe konferencën për mediat duke ndarë detajet e këtij edicioni.

Fëmijët do të vazhdojnë të kenë rolin kryesor në skenarin e festivalit por edhe në skenografinë e tij.

Një përgjegjësi të madhe e konsideron prezantimin e festivalit moderatori Akil Varfi.

Zhvillimi i festivalit në teatrin “Migjeni” këtë vit është diktuar nga kushtet e paqëndrueshme meteorologjike.

Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë do të transmetohet drejtpërdrejt në të trija netët e tij në rrjetin e RTSH.