U çel ditën e sotme në mjediset e Galerisë së Arteve të Shkodrës programi i edukimit artistik dedikuar mozaikëve ku studentët pjesëmarrës mësojnë më shumë rreth llojeve të tyre, teknikës së ndërtimit, historikut duke e kombinuar me punën në grup të ndërtimit të skicave apo të përgatitjes së materialeve për krijimin e tij.

Ky program edukimi është iniciativë e vetë Galerisë së Arteve teksa për realizimin e saj gjeti bashkëpunimin me DRTK Shkodër dhe specialistin e saj Petrit Bilalin.

Drejtuesi i Galerisë Fatmir Juka tregon arsyet përse është zgjedhur mozaiku këtë vit si fokus i programit edukues.

Specialisti i DRTK Shkodër dhe njëkohësisht kuratori i programit Petrit Bilali shprehet se studentët do të jenë të aftë të ndërtojnë një mozaik të thjeshtë në përfundimit të trajnimit.

Programe të tilla edukimi prej vitesh janë shndërruar në traditë në Galerinë e Arteve të Shkodrës ku më herët janë zhvilluar përveç mozaikëve edhe për poçerinë, filmat e animuar, kolazhin etj. Këtë vit kohëzgjatja do të jetë 5-ditore dhe pjeslmarrësit do të pajisen me çertifikata përkatëse.