Kanë zgjedhur një mjedis të bukur natyror për të bërë përgatitjet e fundit përpara se të nisen në Gjirokastër për Festivalin Folklorik Kombëtar që rikthehet pas 8 vitesh mungesë.

Shkodra ka zgjedhur të përfaqësohet me disa nga këngët e saj tradicionale që do të vijnë të kënduara përmes elementit të ri artistik.

Ndërsa grupi i Malësisë së Madhe ka zgjedhur të përfaqësohet me lahutën dhe xhubletën, të lashta sa vetë jeta në këto troje.

Leonora, përfaqësuesja e grupit të Vaut të Dejës thotë se këto tradita të bukura të folklorit tonë duhet të vazhdojnë të kultivohen tek më të rinjtë.

Puka dhe Fushë-Arrëzi plotësojnë grupin e qarkut të Shkodrës në Festivalin Folklorik Kombëtar, i cili do të ketë rreth 50 minuta manifestim të traditave më të mira të folklorit të kësaj treve.