Nata e dytë e festës me motora “Biker Fest” krijoi një atmosferë edhe më të ndezur se nata e parë. Në sheshin para bashkisë qindra të pranishëm shijuan koncertin me pjesëmarrjen e grupeve “Na” dhe “Ilirët” si dhe të këngëtarit Renis Gjoka.
Momenti më i zjarrtë i mbrëmjes ishte padyshim kur u këndua kënga “himn” “Xhamadani Vija Vija” teksa publiku këndoi njëzëri me këngëtarin Shemi.
