Tre nga fakultetet e universitetit “Luigj Gurakuqi”, ato të Shkencave Shoqërore, të Ekonomisë dhe të Drejtësisë në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Albanologjike organizuan sot konferencën shkencore “Kolë Thaçi, shtetari poet”. Profili i kësaj figure të shquar u zgjodh të trajtohej në tre dimensione: atë të letrarit, ekonomistit dhe të juristit ndërsa për të do të botohet edhe një monografi. Për vlerat e tij flasin edhe disa nga organizatorët e kësaj konference shkencore.
Përveçse si poet dhe arsimtar Kolë Thaçi dha kontributin e tij edhe si anëtar dhe nëpunës i Senatit të Shqipërisë nga marsi i vitit 1920 deri në dhjetor të po atij viti.
