Shkodra ishte pjesë e edicionit të 17-të të Festivalit të Teatrit të Kukullave “Xinxifilo”. Festivali i kthyer në traditë u zhvillua në qytetin e Pogradecit dhe mirëpriti përveç Shkodrës edhe trupat e Tiranës, Korçës, Elbasanit, Beratit, Tetovës si dhe Pogradecin si organizator.

Shkodra u prezantua në këtë edicion të festivalit me shfaqjen e kukullave “Festa në pyll” duke u duartrokitur gjatë nga publiku pogradecar.

Aktorja Dana Xhaj shpreh falenderimin e saj për fëmijët e pranishëm që e ndoqën me interes këtë shfaqje.

Aktori Astrit Fani tregon arsyen e prezantimit në këtë festival me shfaqjen “Festa e Pyllit”.

Emërtimi i festivalit vjen nga personazhi i përrallave të Mitrush Kutelit “Xinxifilo” ndërsa prej vitesh ai jo vetëm edukon spektatorët e vegjël me teatrin por edhe e argëton atë.