Nuk ka shumë që ajo ka botuar librin e saj të parë me poezi, të titulluar “Blu dhe Kuq”. Ai pasqyron botën e brendshme të autores, duke i dhënë “zë” shpirtit të saj poetik ku gjysma e parë e librit është me poezi në shqip ndërsa gjysma tjetër në italisht. Ky botim dygjuhësh vjen për shkak se ajo jeton në Itali prej 7 vitesh.

Kristi Nonaj thotë se pasionin për të shkruar e ka patur që në moshën 13-vjeçare.

“Blu dhe Kuq” është libri i parë i Kristit dhe ajo shprehet se ai ka lindur si një nxitje e brendshme për të ndihmuar këdo që ka nevojë për ndihmë, në mënyrë të veçantë fëmijët.

Kristi zotëron pesë gjuhë të huaja por frymëzimi i vjen nga njëra prej tyre.

Ndonëse “Blu dhe Kuq” është libri i parë i Kristit, ajo ka vendosur që të vazhdojë më tej në rrugëtimin e nisur të krijimtarisë.