Artistë nga Tirana dhe Shkodra, mes tyre profesorë dhe piktorë të Liceut Artistik “Jordan Misja” sollën punimet e tyre të pikturës dhe skulpturës në “Ekspozita 17”, e emërtuar kështu për shkak të numrit të artistëve pjesëmarrës të saj, pikërisht 17 të tillë.
Hapja e ekspozitës u bë nga mikpritësja e galerisë “Oda” Rozafa Shpuza e cila falenderoi miqtë e ardhur.
“Privilegj dhe kënaqësi” e konsideruan çeljen e ekspozitës në Shkodër disa nga artistët protagonistë të saj.
Ndërsa për Lindita Zenelin, njërën nga bashkautorët e ekspozitës, si një shkodrane ky event i sjell kënaqësi të dyfishtë.
“Ekspozita 17” me piktura dhe skulptura tërhoqi interesin dhe vëmendjen e shumë vizitorëve në mjediset e galerisë “Oda”.
