Në rrugën pedonale “28 Nëntori” në sheshin para bashkisë u zhvillua ditën e sotme seanca sensibilizuese për të dhuruar gjak, organizuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar me mbështetjen e Departamentit të Infermierisë së universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës teksa të rinjtë vullnetarë shpërndanë fletushka për kalimtarët me informacionet e nevojshme për kryerjen e këtij akti të thjeshtë por me vlera të mëdha humanitare.
Sipas koordinatores së projektit për të dhuruar gjak Vera Gjinaj, Shkodra është ndër qytetet që e ka mirëpritur më shumë këtë sensibilizim.
Të rinjtë vullnetarë nuk e fshehin ndjesinë pozitive që marrin pasi dhurojnë gjak.
Kjo seancë sensibilizuese u ndërmor në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Dhurimin e Gjakut ndërsa këtë akt mund ta bëjë çdokush që gëzon shëndet të mirë nga mosha 18-60 vjeç me një peshë trupore mbi 50 kg.
