“Fragment”, kështu u titullua ekspozita e çelur në mjediset e qendrës rinore “Atelie” në Shkodër nga studentët e Akademisë së Arteve. Me një koleksion prej 32 punimesh, artistët e rinj nga Shkodra dhe qytete të ndryshme të vendit shprehën mjeshtërinë dhe aftësitë e tyre përmes fantazisë artistike. Kuratori Elsaid Bandula tregon arsyet pse ekspozita u emërtua me këtë titull.

Në përmbajtje të ekspozitës ishin peisazhet, portretet, objektet apo momente të jetës së përditshme. Punimet e studentëve i vlerëson nga ana profesionale edhe mësuesi i lëndës së pikturës në shkollën e mesme artistike “Prenkë Jakova” Umberto Pali, i cili apelon për më shumë përkrahje për këta të rinj.

Kjo ekspozitë tërhoqi vëmendjen dhe interesin e vizitorëve të rinj në mjediset e saj.