Departamenti i Gjeografisë në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizoi ditën e sotme në Bibliotekën Shkencore konferencën studentore të kthyer në traditë “Gjeografia sot”. Qëllimi i saj ka të bëjë me paraqitjen e trendeve në disiplinën e Gjeografisë ndërsa konferenca u përshëndet edhe nga Rektorja Suzana Golemi si dhe drejtuesja e ZVA Shkodër Brisela Kadija.

Drejtoresha e këtij departamenti Brisena Kopliku thotë se Gjeografia si disiplinë e ka zgjeruar gamën e saj të fokusit.

E veçanta e kësaj konference është se ajo vjen si një finalizim i punës kërkimore dhe studimore në terren të studentëve të cilët janë fokusuar në zhvillimin e zonave të caktuara brenda vendit e duke i prezantuar më pas punimet e tyre.

Më tej Kopliku shton se programet e studimit në degën e Gjeografisë janë të larmishme ndërsa me interes është edhe ajo e formimit të guidave lokale.

Rezultatet e punimeve të paraqitura në këtë konferencë përmes rekomandimeve të studentëve mund të ndihmojnë në politikëbërjen në nivel lokal dhe atë qëndror.