Edicioni i gjashtë i festivalit të filmit “Ekrani i Artit” është në prag të nisjes së tij ndërsa 24 orë para ceremonisë hapëse, organizatorët zhvilluan konferencën për mediat me qëllim ndarjen e disa detajeve për këtë vit.

Në rolin e Drejtorit Artistik të “Ekranit të Artit” Edi Muka tregon se fokusi i këtij edicioni do të jetë Suedia me kinematografinë e saj.

Më tej organizatorët treguan se edicioni i gjashtë do të ketë aktivitete gjithëpërfshirëse duke përfshirë disa nga institucionet e kulturës në Shkodër.

Këtë vit “Ekrani i Artit” do të ketë rreth 60 filma pjesë të tij ndërsa nata e hapjes do të mbahet nesër në kinema “Millennium” në orën 19⁰⁰.