Në kuadër të aktiviteteve kushtuar Ditës Botërore të Familjes, të rinjtë e qendrës rinore “Atelie” në Shkodër organizuan nën kujdesin e Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik të Bashkisë Shkodër në tarracën e kësaj qendre një koncert me disa prej këngëve më të bukura të repertorit shqiptar dhe atij botëror ndër vite.

Koncerti i të rinjve ishte finalizimi i disa aktiviteteve zhvilluar nën moton “Me familjen, për familjen”.

Veç koncertit, artistët e rinj sollën edhe disa punime të tyre në pikturë dhe vizatim përmes ekspozitës së shfaqur për të pranishmit ndërsa pjesë e artit të tyre ishte edhe një instalacion me fotografi kushtuar familjes.