Departamenti i Gjuhësisë në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” zhvilloi sot konferencën shkencore “Pasqyrat e një qyteti” (Shkodra në veprën e Koliqit) në kuadër të 120-vjetorit të shkrimtarit të madh Ernest Koliqi. Konferenca e zhvilluar në mjediset e Bibliotekës Universitare u çel nga prof. Orjeta Baja, drejtore e Departamentit të Gjuhësisë e cila bëri një përshkrim të shkurtër të jetës dhe veprës së Ernest Koliqit.
E pranishme në këtë konferencë ishte edhe Rektorja e universitetit “Luigj Gurakuqi” Suzana Golemi teksa foli para pjesëmarrësve lidhur me kontributin e tij letrar.
Në këtë konferencë ishin të pranishëm edhe shumë figura të shquara akademike si dhe aktorët e teatrit “Migjeni” Astrit Fani dhe Rajmonda Marku që interpretuan disa nga poezitë e këtij personaliteti të letrave shqipe.
Ernest Koliqi ishte nga ata shkrimtarë që shkruan vepra letrare pa u ndikuar nga ideologjitë politike apo faktorë të tjerë.
