18 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Muzeve ndërsa për këtë vit motoja zyrtare është “Muzetë, qëndrueshmëria dhe mirëqënia”. Në kuadër të kësaj dite nuk mungojnë as aktivitetet me nxënës të shkollave 9-vjeçare apo atyre të mesme ku Muzeu Historik i Shkodrës organizon në bashkëpunim me ta. Sot ata mirëpritën nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali” me qëllim njohjen më shumë me pasurinë që përmban ky muze.

Shkodra njihet edhe si qyteti i muzeve ndërsa kompleksi i muzeve në Shkodër ka se çfarë të ofrojë për turistët që e vizitojnë atë.

Dita Ndërkombëtare e Muzeve është shpallur e tillë që prej vitit 1977 nga ICOM dhe synimi i saj është rritja e ndërgjegjësimit se “muzetë janë një mjet i rëndësishëm i shkëmbimit kulturor, pasurimit të kulturave dhe zhvillimit të mirëkuptimit të ndërsjellë, bashkëpunimit dhe paqes midis popujve”.