Shkolla e mesme profesionale “Hamdi Bushati” organizoi sot Ditën e Dyerve të Hapura me qëllim nxitjen e nxënësve të ciklit 9-vjeçar të zgjedhin këtë shkollë për të ndjekur studimet e tyre në të ardhmen dhe orientimin drejt arsimit profesional.

Për drejtoren e ZVA Shkodër Brisela Kadija ky vit përbën risi sepse është bërë i mundur gërshetimi i edukimit për karrierën të shkollave 9-vjeçare me ato të mesme.

Dita e Dyerve të Hapura u shoqërua edhe me panairin e ushqimeve dhe punimeve artizanale të përgatitura prej nxënësve të kësaj shkolle.

Shkolla e mesme profesionale “Hamdi Bushati” numëron rreth 750 nxënës ndërsa ajo ofron studime në tre degë kryesore: Ekonomi-Biznes, Hoteleri-Turizëm dhe Tekstil-Konfeksion. Shkolla dallohet në mënyrë të veçantë për infrastrukturën e mirë me klasat dhe laboratoret e saj në kushte bashkohore.