Në mjediset e Bibliotekës Shkencore të universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës u zhvillua konferenca “Trashëgimia jonë kukturore, mbrojmë të kaluarën për të ardhmen”, një iniciative e studentëve të degës së Historisë së Trashëgimisë Kulturore me pjesëmarrjen edhe të gjimnazistëve të qytetit.

Nertila Ljarja, drejtore në Departamentin e Historisë thotë se është tepër e rëndësishme që studentët të njihen me rëndësinë që paraqet trashëgimia kulturore e vendit dhe në veçanti ajo e Shkodrës.

Studentët paraqitën në këtë konferencë disa nga punimet e tyre me fokus trashëgiminë kulturore materiale dhe jomateriale.

Pjesë e konferencës ishte edhe informimi i maturantëve mbi programin e studimit Bachelor në degën Historia e Trashëgimisë Kulturore.