Përfundoi një tjetër edicion i festivalit dedikuar kinematografisë “Indipendent Idromeno Film Festival” teksa u shpallën edhe fituesit e edicionit të dytë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve që u zhvillua në kinema “Millennium” në Shkodër.
Juria e festivalit e përbërë nga Iden Temali, Fabio Seferi, Egla Xhemali dhe Francesco Leprino përzgjodhi emrat fitues sipas kategorive përkatëse ndërsa kjo iniciativë e të rinjve u përshëndet nga të ftuarit.
Drejtorja e këtij festivali Sonela Pirani thotë se ky edicion i dytë erdhi me risi.
Një ndër qëllimet e festivalit është mbështetja e regjisorëve të rinj shqiptar.
Tematika e IIFF për këtë vit ishte “Rënia e idhujve të rrejshëm” ndërsa ky edicion përfundoi duke zbuluar për të pranishmit diçka nga tematika e edicionit të ardhshëm të tij që ka të bëjë me metamorfozën.
