Në një pasdite letrare rrethuar mes dashamirësve të librit, në mjediset e brendshme të Qendrës Rinore “Arka” u bë promovimi i librit më të fundit të ish politikanit Ben Blushi.
“41 Sekrete” është një libër që përmban një galeri personazhesh ku secili rrëfen historinë e tij.
Pjesë e librit janë edhe katër personazhe nga Shkodra.
Ben Blushi, autori i librit ka bërë pjesë të tij emra si: Robert Ndrenika, Ismail Kadare, Edmond Tupja, nipi i Ismail Qemalit etj. duke i shoqëruar fotografisë bardhë e zi përshkrimin dhe dialogun artistik që ka zhvilluar me secilin prej tyre të cilët vijnë në një këndvështrim të panjohur më parë.
