Departamenti i Arteve i Universitetit “Luigj Gurakuqi” organizoi sot në mjediset e Bibliotekës Shkencore leksionin e hapur “Krijimi” mbi veprat e artit, i konceptuar në formën e një dialogu mes studentëve pjesëmarrës dhe pedagoges e artistes Nirvana Baja.
Kjo e fundit flet për rëndësinë e iniciativave të tilla në fushën e artit.
Më tej Nirvana Baja u ndal edhe në aspektin e kujdesit që duhet të tregohet nga artistët ndaj formave të abuzimit kryesisht në artin pamor.
Pjesë e këtij leksioni ishte edhe shpërndarja e një libri broshurë me titullin “Në kërkim të identitetit” që përmbledh një pjesë të krijimtarisë artistike të pedagoges Nirvana Baja.
