Angjela Vasija është bija e aktorit të shquar të humorit Gjosho Vasija. Prej vitesh jeton në Itali por këto ditë ndodhet në Shkodër. Ka ardhur për të dhuruar librin “Zani i emigrantit”, një botim me vargje gazmore të shkruara prej Gjosho Vasisë.
Arkivi me shkrime dhe materiale të Gjosho Vasisë është i pasur ndaj bija e tij Angjela po mendon të sjellë së shpejti përmes një botimi korrespondencat e tij me artistë të kohës.
Gjosho Vasija ka lindur në Shkodër në një familje me tradita atdhetarie dhe qytetarie. Ai është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh” ndërsa pak kohë më parë një rrugë në Shkodër mban emrin e tij.
