Do të rikthehet në teatrin “Migjeni” koncerti i shndërruar në traditë “Prandverë me Kangë” teksa data e zhvillimit të tij do të jetë pragfundjava e 12 majit duke nisur nga ora 19⁰⁰.

Për të folur rreth detajeve të zhvillimit të koncertit u organizua takimi me mediat ku pjesë e tij ishin drejtuesja e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka, drejtori artistik mjeshtri Ilir Zoga, moderatorja e spektaklit aktorja Rajmonda Marku si dhe disa nga protagonistët që pritet të jenë në këtë organizim.

Pjesë e koncertit “Prandverë me Kangë” do të jenë disa nga artistët më të mirë shkodranë.