Rrënjët e fotografisë në vendin tonë janë të lidhura me Shkodrën, qytet që edhe sot e kësaj dite e ruan këtë traditë përmes atyre që e kanë pasion artin e fotografisë. Të tillë janë Valbona Quku dhe Astrit Dervishi që dashurinë për Shkodrën e shprehën përmes ngjyrave, jo të penelave por atyre reale të natyrës së saj në ekspozitën e përbashkët “Shkodra me të gjitha ngjyrat e saj” me rreth 60 imazhe fotografike ku mes vizitorëve të shumtë ishte edhe Princi Leka.
Fotografia për Valbonën është një pasion që ka buruar nga udhëtimet në natyrë teksa nuk e ka të vështirë të zbulojë edhe vendin që e tërheq më shumë.
Ndërsa për profesor Astrit Dervishin, kalaja “Rozafa” është vazhdimisht fokus i objektivit të aparatit të tij.
Të dy ata shprehen se në të ardhmen do ta vazhdojnë ta ndjekin pasionin për fotografinë duke menduar të sjellin edhe ekspozita të tjera.
