Orkestra Simfonike e Shkodrës u rikthye sërish në një koncert ndërsa kësaj here formacionit të instrumentistëve të saj iu bashkua edhe këngëtari i mirënjohur Dren Abazi që këndoi disa prej këngëve më të bukura të repertorit të tij dhe jo vetëm.
Koncerti i organizuar nga Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me QK “Pjetër Gaci” mblodhi në shesh spektatorë të shumtë që patën mundësi të dëgjonin të gjalla tingujt e Orkestrës së drejtuar nga Maestro Jetmir Barbullushi.
Pjesë e koncertit ishte edhe Kori Polifonik “Prenkë Jakova” me drejtuesin e saj Gjon Shllakun dhe këngëtari shkodran Laorjan Ejlli që të gjithë së bashku dhuruan një mbrëmje të bukur.
Ky ishte koncerti i dytë i Orkestrës Simfonike të Shkodrës për këtë vit që vjen pas atij të datës 10 prill zhvilluar në teatrin “Migjeni”.
