Sheshi para bashkisë ishte hapësira e ekspozitës kushtuar zonjave të kinematografisë shqiptare si pjesë e kalendarit të aktiviteteve të IIFF teksa figura të tilla si: Tinka Kurti, Roza Anagnosti, Elvira Diamanti e shumë të tjera dhanë një kontribut të madh në zhvillimin e filmit në vend.
Aktivitetet e IIFF vijuan edhe me takimin në Bibliotekën e Universitetit “Luigj Gurakuqi” për të diskutuar rreth temës “Rënia e idhujve të rrejshëm” që përkon edhe me temën e festivalit në këtë edicion të dytë.
Pjesë e panelit, regjisorja shkodrane Sara Smaja e konsideron një ngjarje për t’u shënuar festivalin e filmit në Shkodër.
IIFF do të vijojë me shfaqjen e filmave dhe me panelet e të ftuarve deri më 12 maj.
