Trafikimi i qënieve njerëzore dhe etika e raportimit mbi personat e trafikuar ishte fokusi kryesor i takimit të zhvilluar sot në Shkodër me pjesëmarrjen e personave të medias, organizuar nga Qendra Shqiptare për Komunikimin Publik.
Drejtori ekzekutiv Ramadan Çipuri thekson rëndësinë e trajtimit në median audiovizive të rasteve të trafikimit të personave.
Më tej Çipuri i jep vëmendje respektimit dhe garantimit të ruajtjes së jetës private të viktimave të trafikimit.
Referuar statistikave botërore, sot në botë numërohen rreth 12 milion qënie njerëzore të trafikuara ku 10 milion prej tyre i përkasin gjinisë femërore.
